Ndërlidhjet

Afganistan: 8 të vrarë nga granata në dasmë


Sulmues të panjohur kanë hedhur granata dore në një dasmë në Afganistan, duke shkaktuar vdekjen e 8 njerëzve dhe plagosjen e më shumë se 60 të tjerëve.

Zyrtarët afganë thanë se sulmi ka ndodhur të premten në provincën veriore Parwan.

Zyrtarët nuk janë të sigurtë nëse sulmi mund të ketë lidhje me kryengritësit talebanë.

Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.

Në një incident tjetër, të paktën 17 vetë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në një treg të perimeve në provincën Khost.
XS
SM
MD
LG