Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Të mërkurën votohet pakti me SHBA


Kryetari i parlamentit të Irakut Mahmud Mashhadani tha se ligjvënësit irakianë do të votojnë të mërkurën për paktin kundërthënës me Uashingtonin, i cili parasheh largimin e forcave amerikane nga Iraku deri në fund të vitit 2011.

Ai tha se votimi mund të bëhet më herët nëse blloqet sunite, shiite dhe kurde arrijnë qëndrim të përbashkët.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes, Abdel Qader Jassim paralajmëroi nga rreziqet e tërheqjes së forcave amerikane para fundit të vitit 2011.

Ai tha se hapi i tillë do të kërcënonte eksportin e naftës nga Iraku, dhe do t'u mundësonte vendeve fqinje të shkelin në territorin irakian.
XS
SM
MD
LG