Ndërlidhjet

Tre gjermanëve iu shtyhet paraburgimi


Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka zgjatur për 1 muaj paraburgimin e tre gjermanëve të cilët u arrestuan nën dyshimin për sulmin në zyrën e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë.

Agjensia DPA shkruan se prokurorët po tentojnë të ndërlidhin sulmet me akte terroriste për çka dënimi është deri në 20 vite burgim.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka refuzuar të komentojë informacionet se tre gjermanët punojnë për shërbimin sekret gjerman.

Ata u arrestuan javën e kaluar pas shpërthimit në ndërtesën e EULEX-it në Prishtinë.

Disa ditë para këtij sulmi, lidershipi kosovarë refuzoi planin e Kombeve të Bashkuara për vendosjen e misionit evropian në Kosovë.
XS
SM
MD
LG