Ndërlidhjet

Gjeorgjia shënon 5 vjetorin e revolucionit


Gjeorgjia sot shënon përvjetorin e 5 –të të revolucionit të trëndafilt i cili përmes protestave jo të dhunshme që larguan Edurd Shevernadzen nga pushteti për të sjellur presidentin e tanishëm Mikheil Sakashvilli.

Në një adresim televiziv, Sakashvilli u bëri thirrje gjeorgjianëve të bashkohen në atë që ai e quajti vazhdim i kërcënimit të rrezikshëm nga Rusia.

Presidenti Xhorxh Bush lëshoi deklaratë me rastin e këtij përvjetori duke afirmuar mbështetjen e SHBA-vë për Gjeorgjinë.

Bush tha se revolucioni i trendafilt provoi se kur popullit i jepet zgjedhja, ai zgjedh të jetojë në liri.

Presidenti amerikan shtoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të ndihmuar demokracisë dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG