Ndërlidhjet

Obama zgjedh ekipin për ekonomi


Ndihmësit e presidentit të zgjedhur Barak Obama thonë se ai nesër do të paraqesë emrat e ekipit të tij për ekonominë të cilët në administratën e Obamës do të ballafaqohen me krizën globale financiare.

Burimet thonë se Obama planifikon të nominojë Timonthy Geithner për sekretar të thesarit. Ai aktualisht është kreu i degës së Bankës qëndrore amerikane në New York.

Njoftohet se Obama ka zgjedhur Lawrence Summers për drejtor të Këshillit Kombëtarë për Ekonomi. Summers në administratën e Klintonit ka shërbyer si Sekretar i thesarit.

Ndërkaq dje Barak Obama prezentoi paketën stimuluese e cila përfshinë planin për ruajtjen ose krijimin e 2.5 milion vendeve të punës.
XS
SM
MD
LG