Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë:Gjermanët rrezikojnë 20-40 vjet burg


Gjykata e Qarkut në Prishtinë u ka zgjatur paraburgimin për 30 ditë tre gjermanëve të arrestuar lidhur me shpërthimin në ndërtesën e Zyrës Civile Ndërkombëtare. Ata akuzohen se kanë kryer vepër terroriste. Kodi Penal i Kosovës parasheh burgim nga 20 deri në 40 vjet për veprën penale të terrorizmit.

Fehmije Gashi Bytyqi, avokatja e njërit nga të pandehurve konfirmon masën e paraburgimit.

“Dje me propozimin e Prokurorisë Publike të Qarkut, në orët e vona të mbrëmjes Gjykata e Qarkut i ka caktuar paraburgimin prej 30 ditësh, që nënkupton nga momenti kur janë arretsuar më 19 nëntor deri më 19 dhjetor”, tha Bytyqi.

Policia ka përsëritur se nuk ka të dhëna se tre të arrestuarit janë pjesë e shërbimit sekret gjerman BND.
“Ne nuk posedojme informata se ata persona janë diçka tjetër përpos se janë në Kosovë në kapacitet privat. Ne nuk lëshohemi në spekulime të tjera”, tha Elshani.

Te pandehurit kanë deklaruar se janë të pafajshëm.

XS
SM
MD
LG