Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Takim konstruktiv me Rice


Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov e cilësoi "konstruktiv" takimin me homologen e tij amerikane Condoleezza Rice.

Në takim mes të tjerash u diskutua për mbrojtjen raketore, kontrollin e armëve dhe piraterinë në Somali.

Sipas burimeve ruse sekretarja amerikane e shtetit ka premtuar se "do përpiqet të marrë parasysh dhe shqetësimet ruse".

Rusia kundërshton ashpër planet amerikane për vendosjen e një pjese të mbrojtjes anti-raketore amerikane në Çeki dhe në Poloni.
XS
SM
MD
LG