Ndërlidhjet

SHBA: Geithner, Sekretar Thesari


Ekipi i Barack Obamas ka konfirmuar se do të emërojë në postin e Sekretarit të Thesarit Timothy Geithner, aktualisht kreu i degës së Bankës Qëndrore amerikane në Nju Jork.

David Axelrod, këshilltar i Obamës i tha televizionit Fox News se 47-vjeçari Geithner është "njeriu i duhur" për këtë post duke marrë parasysh përvojën dhe temperamentin e tij.

Raportohet se Obama ka zgjedhur Lawrence Summers për drejtor të Këshillit Kombëtar për Ekonomi. Summers në administratën e Klintonit ka shërbyer si Sekretar i Thesarit.

Ndihmësit e presidentit të zgjedhur Barak Obama thonë se ai nesër do të paraqesë emrat e tjerë të ekipit të tij për ekonominë, të cilët në administratën e Obamas do të ballafaqohen me krizën globale financiare.

Ndërkaq dje Barak Obama paraqiti paketën stimuluese, e cila përfshinë planin për ruajtjen ose krijimin e 2.5 milion vendeve të punës.

XS
SM
MD
LG