Ndërlidhjet

Bild: Gjermanët e arrestuar, agjentë të fshehur në Kosovë


Sulmi me bombë kundër selisë së Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë, për të cilin janë arrestuar tre agjentë gjermanë është vepër e një grupi kosovar anti BE-së, shkruan gazeta gjermane Bild.

Në numrin që do të publikohet të hënën, Bild shkruan se ministria e jashtme e Gjemranisë kisht emarrë garanci se so të liroheshin tre agjentët gjermanë, por grupi kosovar anti BE mundi të ndikojë mbi Gjykatën që i dha paraburgim prej 30 ditësh.

Mediat gjermane, siç raporton agjencia e lajmeve DPA shkruajnë se tre të arrestuarit ishin agjentë të mbuluar që po hetonin rastin e sulmit të 14 nëntorit ndaj Zyrës së ICO-s.

Policia kosovare ka përsëritur se nuk ka të dhëna se tre të arrestuarit janë pjesë e shërbimit sekret gjerman BND.
“Ne nuk posedojme informata se ata persona janë diçka tjetër, përpos se në Kosovë janë në kapacitet privat. Ne nuk lëshohemi në spekulime të tjera”, tha Elshani.

Drejtësia kosovare mbrëmë i ka zgjatur me 30 ditë paraburgimin tre shtetasve gjermanë, që akuzohen për terrorizëm. Sipas Kodit Penal të Kosovës për veprën e terrorizmit parashihen 20-40 vjet burg. Ky është dënimi që rrezikojnë shtetasit gjermanë të arrestuar në Prishtinë, nëse gjenden fajtorë.
XS
SM
MD
LG