Ndërlidhjet

Tbilisi: Rusët qëlluan konvojin presidencial


Tensionet midis Moskës dhe Tbilisit janë ngritur, përderisa dje Gjeorgjia shënoi 5 vjetorin e revolucionit pro perëndimor.

Gjeorgjia akuzoi trupat ruse në afërsi të Osetisë Jugore se kanë shtënë në konvojin e presidentit Mikhail Sakashvilli dhe të atij polak, Lec Kaczynski.

Gjatë këtij incidenti nuk ka pasur të lënduar.

Dy presidentët po qëndronin në rajon, për të vizituar refugjatët e luftës ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kundërshtoi pretendimet duke akuzuar Gjeorgjinë për provokim.
XS
SM
MD
LG