Ndërlidhjet

Kushner: Dyshoj në planet e Obamës


Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner, tha se ka dyshime në planet e presidentit të zgjedhur, Barack Obama, për të luftuar islamistët në Afganistan.
Kushner tha se plani për rritjen e numrit të trupave do të bënte punë vetëm nëse punohet në "zona precize me detyra precize".

Bernard Kushner shtoi se Franca beson se vetëm fuqia ushtarake nuk do të stabilizonte situatën në Afganistan.

Ai tha se trupat ndërkombëtare duhet të ndihmohen nga populli afgan, të cilët duhet të marrin çështjet në duar të veta.
XS
SM
MD
LG