Ndërlidhjet

Çfarë do të punojë Bush pas mandatit?


Zonja e parë e SHBA-ve, Laura Bush, ka konfirmuar se presidenti George Bush, pas dorëzimit të detyrës në janar, planifikon të hapë librarinë presidenciale dhe të financojë "Institutin për Liri", që të promovojë demokracinë.

Zonja e parë tha se ky institut u jep mundësi që të dyve "të punojnë në çështje shumë të rëndësishme".

Ajo i bëri këto komente në një intervistë të publikuar në Peru, ku presidenti Bush mori pjesë në samitin rajonal për ekonomi.
XS
SM
MD
LG