Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Qëndrimi ynë për 6 pikat është i palëkundur


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se pret që në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit, sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon t'i përfshijë katër pikat e Prishtinës rreth shtrirjes së EULEX-it në Kosovë, dhe t'u japë vlefshmëri vendimeve të shtetit të Kosovës.

Sejdiu i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Estonisë, Andrus Ansip, me të cilin u takua edhe kryeministri Hashim Thaçi.

Ky i fundit tha se qëndrimi i Prishtinës mbetet i palëkundur se gjashtë pikat janë të papranueshme, dhe se EULEX-i ëshhtë i mirëseardhur, por gjithnjë duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Po sot, pritet që ministri i Jashtëm, Skender Hyseni të udhëtojë sot në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Bëhet e ditur se në mbledhjen, Hyseni do të paraqesë kundërshtimin e institucioneve të Kosovës për planin gjashtëpikësh të sekretarit të përgjithshëm të KB, Ban Ki Moon, për vendosjen e EULEX-it në Kosovë.
XS
SM
MD
LG