Ndërlidhjet

Putin: Obama të heqë dorë nga planet raketore


Kryeministri rus Vladimir Putin kërkoi nga presidenti i ardhshëm amerikan Barack Obama që të heqë dorë nga planet për vendosjen e një pjese të mbrojtjes anti raketore në Evropën Lindore.

Plani është "kundër potencialit strategjik të Rusisë" dhe Rusia do të japë "përgjigjen e përshtatshme", ka thënë Putini.

Ai shtoi se nëse nuk do të ketë vendosje të mburojës anti raketore në Çeki e Poloni atëherë "nuk do të ketë as masa ndëshkuese".

Nga koha kur janë bërë publike planet amerikane Rusia ka kundërshtuar fuqishëm duke kërcënuar me vendosjen e raketave në enklavën e Kaliningradit.

SHBA-të kanë përsëritur në vazhdimësi se planet në fjalë synojnë mbrojtjen nga vendet e papërgjegjshme si Irani.
XS
SM
MD
LG