Ndërlidhjet

Sarkozy kërkon mbështetjen e Merkelit


Presidenti francez Nicholas Sarkozy takohet në Paris me kancelaren gjermane Angela Merkel, në përpjekje që të marrë mbështetjen e Gjermanisë. Sarkozy kërkon që të ketë një program mbarë evropian shpëtimi për ekonominë.

Ka informacione se Komisioni Evropian po planifikon paketën e ndihmës prej 130 miliardë eurosh në përpjekje për të ndihmuar BE-në të tejkalojë krizën financiare globale.

Gjermania, ekonomia e tretë më e madhe në botë, ka dhënë 32 miliardë euro si pjesë e planit për ndihmë ndaj ekonomisë gjermane. Berlini është mosbesues ndaj një plani mbarë evropian.
XS
SM
MD
LG