Ndërlidhjet

Merkel:Të mos nxitohet me planin mbarë evropian


Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka tërhequr vëmendjen Bashkimit Evropian të mos veprojë me nxitim lidhur me planin për ndihmë financiare.

Komisioni Evropian po planifikon paketën e ndihmës prej 130 miliardë eurosh në përpjekje për të ndihmuar BE-në të tejkalojë krizën financiare globale.

Gjermania, ekonomia e tretë më e madhe në botë, ka dhënë 32 miliardë euro si pjesë e planit për ndihmë ndaj ekonomisë gjermane. Berlini është mosbesues ndaj një plani mbarë evropian.

Komentet e Merkelit u bënë pas takimi me presidentin francez Nicholas Sarkozy në Paris. Sarkozy synonte të merrte mbështetjen e Gjermanisë për një program mbarë evropian shpëtimi për ekonominë.
XS
SM
MD
LG