Ndërlidhjet

Steg: Gjermania e përfshirë në sulm terrorist - absurde


Ideja se Gjermania "mund të jetë e përfshirë në një sulm terrorist jashtë vendit është absurde", tha zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Thomas Steg.

Gjermania i ka hedhur poshtë akuzat se agjentët e saj kanë ndihmuar në vendosjen e një sulmi me bombë kundër zyrave të BE-së në Kosovë.

Tre shtetas gjermanë janë arrestuaer në Kosovë dhe po vuajnë periudhën e paraburgimit prej 30 ditësh nën akuzat për terrorizëm.

Steg nuk ka dhënë përgjigje rreth informacioneve se tre të arrestuarit ishin punonjës të Shërbimit Federal të Zbulimit, duke shtuar se ky është "spekullim që nuk mund dhe nuk do merren publikisht"
XS
SM
MD
LG