Ndërlidhjet

Topalli: Të vendosur kundër ndarjes së Kosovës


Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha sot se Shqipëria mbështet autoritetet e Republikës së Kosoves si të vetmet autoritete që kanë legjimitetin për marrjen e vendimeve në raport me Kosovën. Deklarata u bë gjatë takimit në Tiranë me homologun e saj nga Bosnjë- Hercegovina Niko Lozançiç.

Shmangia e çdo vakumi pushteti, sqarimi i raporteve UNMIK – EULEX – NATO (KFOR), duke përjashtuar kategorikisht mundësinë për "ndarjen gjeografike" të shtrirjes së tyre, shmangia e çdo ndarje institucionale mbi baza etnike janë disa nga hapat vendimtare që do të parandalonin përshkallëzimin e situatës, veçanërisht, në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

"Shqipëria është e bindur se paraqitja e planeve për ndarje mbi baza etnike, angazhimi për ndërtimin e një shteti paralel, që cënojnë tërësinë territoriale të shtetit të pavarur të Kosovës, përbëjnë rrezik serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin tonë"- u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
XS
SM
MD
LG