Ndërlidhjet

Obama emëron emrat kyç në ekonomi


Presidenti i ardhshëm amerikan, Barack Obama bëri publike emrat e katër njerëzve kyç në ekipin e tij në fushën e ekonomisë.
Siç ishte paralajmëruar Timothy Geithner do të jetë Sekretar i Thesarit në administratën Obama.

Lawrence Summers, ish sekretar thesari në administratën Clinton, do të jetë drejtor i këshillit Ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.
Christina Romer, aktualisht në Universitetin Barkley do drejtojë ekipin e këshilltarëve ekonomikë të Obamës në Shtëpinë e Bardhë.
Melody Barnes do jetë drejtuese e Këshillit të Politikave të Brendshme.

Presidenti i zgjedhur Obama tha se në kohë krizash duhen mbledhur mendjet më të ndritura dhe "personat e emëruar sot janë të tillë".
Puna e të emëruarve do të fillojë nga sot, pasi kriza është e përmasave të tilla që koha nuk pret, tha Barack Obama.

Obama u shpreh optimist për të ardhmen duke u bazuar "në aftësitë e ekipit të tij në fushën ekonomike dhe në shpirtin amerikan".
Barack Obama do të marrë detyrën e presidentit të SHBA-ve në 20 Janar të 2009.
XS
SM
MD
LG