Ndërlidhjet

logo-print

Bush: Jam këshilluar me Obamën


Qeveria amerikane ka bërë publik planin për shpëtimin e Citigroup, një nga bankave kryesore në botë.

Plani përfshin blerjen e aksioneve të bankës nga qeveria në vlerë prej 20 miliardë dollarësh dhe garantimin kredive të rrezikshme deri në 306 miliardë dollarë.

Presidenti George Bush tha se ai është këshilluar me presidentin e ardhshëm Barack Obama mbi planin në fjalë.

"Kemi marrë vendime të tilla në të shkuarën dhe bëmë të njëjtën gjë natën e shkuar. Nëse është e nevojshme do të marrim dhe vendime të tjera në mbrojtje të sistemit tonë financiar", tha Bush.
XS
SM
MD
LG