Ndërlidhjet

McCormack: Kosova është shtet sovran


Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Sean McCormack, tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë shumë ngushtë me evropianët lidhur me vendosjen e misionit evropian në Kosovë.

Këto komente, zoti McCormack i bëri dje, në konferencën e rregullt për gazetarë në Uashington, lidhur me vendosjen e misionit të EULEX-it në Kosovë.

I pyetur lidhur me shqetësimet e shqiptarëve të Kosovës për planin më të ri për misionin e EULEX-it, zoti McCormack tha:

"Askush nuk po e kthen orën prapa këtu. Kosova është shtet sovran".
XS
SM
MD
LG