Ndërlidhjet

OECD: Recesioni më i rëndë prej viteve '80


Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka paralajmëruar se vendet e pasura po ballafaqohen me recesionin më të rëndë prej fillimit të viteve të 1980-ta.

Në raportin e fundit, OECD tha se ekonomitë e 30 vendeve anëtare ka të ngjarë të bien për 0.4% në vit.

Grupi tha se papunësia do të rritet ndjeshëm dhe se ka pak rrezik që disa vende të përjetojnë deflacionin.

Vendet e OECD-së zotërojnë rreth 60% të ekonomisë botërore.
XS
SM
MD
LG