Ndërlidhjet

Bullgaria humb miliona se nuk lufton korrupsionin


Komisioni Evropian tha se Bullgaria ka humbur të drejtën për rreth 220 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian, sepse ka dështuar të luftojë korrupsionin.

Zëdhënësja Kristina Nagy tha se megjithëse janë ndërmarrë "disa hapa" për të përmirësuar situatën, shumica e masave "janë vetëm premtime për veprime në të ardhmen".

Në korrik, komisioni i ngriu rreth 825 milionë euro të parapara për bujqësi dhe zhvillim të infrastrukturës, nga droja për mashtrime të mundshme dhe korrupsion.
XS
SM
MD
LG