Ndërlidhjet

OSBE: Fushatë kundër trafikimit të njerëzve në Kosovë


Misioni i OSBE-së në Kosovë ka nisur sot një fushatë kundër trafikimit të njerëzve dhe i ka bërë thirrje publikut të japë çdo informatë të mundshme kundër trafikimit.

"Trafikimi i qenieve njerëzore është krim serioz dhe shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut në tërë botën", tha ambasadori i OSBE-së, Werner Almhofer.

"Fatkeqësisht, trafikimi i njerëzve po ndodh edhe në Kosovë, ndërsa vitet e fundit ka pasur rritje të numrit të personave të trafikuar brenda vendit, kryesisht të femrave, shumica të mitura", tha Almhofer.
XS
SM
MD
LG