Ndërlidhjet

logo-print

Berisha dhe Gjukanoviq kundër planit të KB


Nuk mund të jetë i qëndrueshëm një plan për Kosovën, ku të gjitha pikat e tij përkrahen nga njëra palë dhe nuk përkrahen aspak nga pala tjetër, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Këtë deklaratë për mediat, Berisha e bëri pas takimit me homologun e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Berisha tha se në Kombet e Bashkuara duhet të gjendet një zgjidhje për Kosovën, e cila duhet të ketë në thelb paqen dhe stabilitetin e rajonit, sikurse çdo projekt në Ballkan.

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se çdo plan për ndarjen e Kosovës është një çështje e mbyllur dhe, sipas tij, duhen bërë të gjitha përpjekjet në bashkëpunim edhe me komunitetin ndërkombëtar për ndërtimin institucional të Kosovës.
XS
SM
MD
LG