Ndërlidhjet

Obama: Të eliminohen shpenzimet e tepërta


Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama, është zotuar t'i eliminojë shpenzimet dhe programet e panevojshme të qeverisë.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Obama tha se reformimi i buxhetit është domosdoshmëri, e jo opsion.

"Nëse do t'i bëjmë investimet që duhet, ne gjithashtu do të duhet të jemi të gatshëm t'i heqim shpenzimet e panevojshme. Në këtë kohë sfidash, kur përballemi me rritje të deficitit dhe rënie të ekonomisë, reformimi i buxhetit nuk është opsion. Kjo është domosdoshmëri", tha Obama.

Ai gjithashtu i shpalli emërimet e fundit në ekipin ekonomik të tij.

Obama emëroi Peter Orszag për drejtor të zyrës së buxhetit në Shtëpinë e Bardhë, e cila e mbikëqyr buxhetin e agjencive federale.

Orszag është ish-këshilltar ekonomik në administratën e presidentit Bill Clinton
XS
SM
MD
LG