Ndërlidhjet

Medvedev viziton Venezuelën


Presidenti i Rusisë, Dimitry Medvedev, pritet të arrijë në Venezuelë - ndalesa e fundit në turin që përfshiu Kubën dhe Brazilin.

Vizita e tij bëhet disa ditë pasi anijet e flotës ruse arritën në Venezuelë për të marrë pjesë në ushtrime të përbashkëta me marinën e Venezuelës.

Kjo shënon vendosjen më të madhe ushtarake ruse në Karaibe që nga Lufta e Ftohtë.

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, është angazhuar për marrëdhënie të ngushta me Rusinë.
XS
SM
MD
LG