Ndërlidhjet

logo-print

Obama do të publikojë emra tjerë të kabinetit


Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të paraqesë sot emrat e anëtarëve tjerë të kabinetit të tij.

Është njoftuar se ai do të mbajë edhe një fjalim për ekonominë në konferencën e tretë për shtyp këtë javë.

"The Wall Street Journal" ka raportuar se Obama do të emërojë ish-shefin e Bankës Qendrore Amerikane, Paul Volcker, të udhëheqë panelin këshillues të ekonomisë, i cili do të projektojë stabilizimin e tregjeve financiare si dhe nxjerrjen e vendit nga recesioni.

Më herët, mediat kanë raportuar se republikani Robert Gates do të qëndrojë në postin e Sekretarit të Mbrojtjes, së paku edhe një vit, në administratën e Obamës.
XS
SM
MD
LG