Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Diplomatët diskutojnë për Kosovën


Rusia dhe fuqitë perëndimore në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kanë zhvilluar negociata me dyer të mbylluara, në përpjekje për të arritur marrëveshje për çështjen e Kosovës, prejse ajo u nda nga Serbia.

Siç raporton më tutje agjencia Reuters, lidhur me çështjen e misionit EULEX, diplomatët thonë se Rusia dëshiron një deklaratë që në mënyrë eksplicite do ta përkrahte planin 6-pikësh të OKB-së, që mbështetet nga Serbia, por që është hedhur poshtë nga Kosova.

Amerikantët dhe disa evropianë ngurrojnë që Këshilli i Sigurimit ta mbështesë këtë plan, thonë këta diplomatë.

Ata do të preferonin një deklaratë të përgjithshme të mbështetjes për vendosjen e misionit EULEX, që OKB-së i jep mandat të qartë për të filluar transferin e autoritetit te Bashkimi Evropian, por jo mbështetje të qartë për planin e Kombeve të Bashkuara, i cili është refuzuar nga Kosova, thonë diplomatët.

Agjencia Reuters raporton se diplomatët perëndimorë, përfshirë një të dërguar të lartë të Shteteve të Bashkuara, thanë se vullneti i shfaqur i Kosovës për të punuar me EULEX-in, mjafton që të fillojë vendosja e tij. Por, ata e kanë bërë të qartë se qëllimi i tyre final është që EULEX-i të operojë në gjithë Kosovën, konkludon agjencia Reuters.
XS
SM
MD
LG