Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: U vra një zyrtar lokal i Osetisë Veriore


Një zyrtar i lartë i kryeqytetit të Osetisë Veriore në Rusi është vrarë.

Prokurorët thanë se vetura në të cilën ndodhej Vitaly Karayev, ishte sulmuar me të shtëna zjarri, derisa ai po largohej nga shtëpia e tij në Vladikavkaz.

I ndjeri Karayev ishte dërguar në spital, por më vonë kishte vdekur nga plagët.

Kremlini njoftoi se presidenti rus, Dmitry Medvedev, që gjendet në turne në Amerikën Latine, ka kërkuar nga agjencitë e specializuara që t'i ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për hetimin e kësaj vrasjeje.

Vrasja është dënuar edhe nga kryesuesi i Këshillit të Evropës, Terry Davis, i cili tha se kjo vrasje "e përkeqëson situatën tashmë serioze të sigurisë në Kaukaz".
XS
SM
MD
LG