Ndërlidhjet

Tiranë: 6-pikëshi në kundërshtim me planin Ahtisaari


Komisioni i jashtëm parlamentar i Shqipërisë dhe ai i Kosovës vlerësuan se plani 6-pikësh i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së është në kundërshtim me planin e Martti Ahtisaarit, që shërbeu si bazë për pavarësinë e Kosovës.

Kryetarët e Komisioneve, Preç Zogaj dhe Sabri Hamiti, thanë se ky plan është në kundërshtim me interesat e popullit të Kosovës.

Anëtarët e Komisionit të jashtëm të Parlamentit të Kosovës më herët u takuan edhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e cila tha se "asnjë plan 6-pikësh nuk mund të prekë në integritetin territorial dhe në pavarësinë e Kosovës".
XS
SM
MD
LG