Ndërlidhjet

logo-print

Obama emëroi kryesuesin e Bordit ekonomik


Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka emëruar ish shefin e Rezervave Federale, Paul Volcker, për ta udhëhequr një Bord të ri, i cili do ta këshilloj atë për stabilizimin e tregjeve financiare dhe për evitimin e recesionit.

Duke u shprehur lidhur me Bord, zoti Obama, tha:
- Bordi do të përbëhet nga individë të shquar jashtë qeverisë...nga biznesi, nga puna, akademia dhe nga fushat e tjera. Ky Bord do të sjellë vlerësime dhe implementim të planit për rimëkëmbje ekonomike të administratës sime, tha presidenti i zgjedhur, Barack Obama.
XS
SM
MD
LG