Ndërlidhjet

Rusia ndihmon planet bërthamore të Venezuelës


Rusia është pajtuar për të ndihmuar Venezuelën në zhvillimin e programit të energjisë bërthamore për qëllime paqësore.

Kjo është njëra ndër marrëveshjet e nënshkruara nga dy vendet gjatë vizitës së presidentit rus, Dmitry Medvedev, në Venezuelë.

Përveç planit për programin bërthamor, marrëveshjet përfshijnë edhe projektet e gazit dhe industrisë.

Medvedev në Venezuelë arriti nga Brazili, ku bëri të ditur samitin e ardhshëm me Brazilin, Indinë dhe Kinën, për të krijuar rregulla të reja për ekonominë globale.
XS
SM
MD
LG