Ndërlidhjet

Rreth 100 të vrarë nga sulmet në Indi


Rreth 100 njerëz kanë vdekur dhe 200 të tjerë janë plagosur pas një serie sulmesh në Mumba, ka njoftuar agjencia Reuters.

Sulmuesit të armatosur me automatikë dhe granata kanë pasur në shënjestër hotelet, spitalet dhe stacionet e trafikut urban të qendrës financiare në Indi.

Policia tha se luftimet po vazhdojnë dhe se të rrëmbyerit po mbahen në dy hotele luksoze dhe në një spital në jug të qytetit.

Zyrtarët thonë se në hotele janë deri në 200 persona si dhe rreth 12 militantë, por nuk do të ketë "negociata me terroristët".

Policia tha se ka vrarë katër persona të armatosur dhe arrestuar nëntë të tjerë. Njëmbëdhjetë policë kanë gjetur vdekjen.

Një grup i vogël islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Ndërkaq, të mbijetuarit kanë thënë se të armatosurit kanë në shënjestër amerikanët dhe britanikët.
XS
SM
MD
LG