Ndërlidhjet

Singh: Do të ndëshkohen përgjegjësit për sulmet në Mumbai


Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh, ka premtuar se do të ndërmerren "të gjitha masat që janë të domosdoshme" për t'i ndëshkuar përgjegjësit për sulmet në Mumbai.

Në një fjalim në televizion, kryeministri Singh, ftoi të gjithë qytetarët e Indisë që të mbeten të bashkuar pas sulmeve të koordinuara, nga të cilat u vranë 101 vetë dhe u plagosën afro 300 të tjerë.

Më herët policia lokale tha se kriza e pengjeve në njërin nga hotelet e Mumbait, që ishte njëri nga caqet e sulmeve, ka përfunduar, por edhe mëtutje besohet se të armatosurit po mbajnë peng persona të zënë në hotelin Oberoi.

Sipas një zyrtari të lartë lokal, në këtë hotel janë të zënë ndërmjet 100 deri në 200 mysafirë, ndërsa brenda hotelit gjenden afro 12 militantë.

Ky zyrtar tha se "nuk ka negociata me terroristët".

Këto sulme u bënë dje, me ç'rast personat e armatosur sulmuan dy hotele, stacionin e trenave dhe një spital.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi më pak i njohur islamik, Dikan Muxhahedin.

Liderët botëror, përfashirë presidentin amerikan, George Bush, presidentin e zgjedhur, Barack Obama, presidentin e Rusisë, Medvedev e të tjerë i kanë dënuar sulmet.
XS
SM
MD
LG