Ndërlidhjet

BE, SHBA mirëpresin vendosjen e EULEX-it


Bruksel

Bruksel

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vendosjen e misionit EULEX në Kosovë.






Bashkimi Evropian e ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vendosjen e misionit të EULEX-it në Kosovë.

"Ne e mirëpresim rezultatin e debatit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të mërkurën
”, tha zëdhënësja e shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Javier Solana.

"Kjo na mundëson të përgatitemi për aftësinë operacionale fillestare të EULEX-it. Ne po bëhemi gati që të fillojmë punën në fillim të dhjetorit", tha ajo.

Edhe Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur raportin e Ban Ki Moonit dhe përparimin e arritur në Kosovë prej pavarësisë.

"SHBA-të e mbështesin vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm që të adaptojë rolin e ri të KB-ve në këtë realitet të ri dhe pozitiv, duke e zvogëluar misionin e UNMIK-ut dhe duke transferuar përgjegjësitë mbi sundimin e ligjit tek misioni EULEX",
ka thënë Sean McCormack, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ai ka rikujtuar se SHBA-të e mbështesin fuqishëm EULEX-in, duke kontribuuar me 80 policë, gjykatës dhe prokurorë në këtë mision.

Sean McCormack
"Shtetet e Bashkuara nënvizojnë rëndësinë e respektimit të plotë të pavarësisë së Kosovës, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të saj. Në këtë kuadër, do të donim të veçonim zotimin e Sekretarit të Përgjithshëm, se masat e parapara për periudhën tranzitore prej UNMIK-ut tek EULEX-i, do zbatohen në koordinim e konsultim të vazhdueshëm me autoritetet në Kosovë", ka thënë McCormack.

"Ne mirëpresim mbështetjen e fuqishme të Qeverisë së Kosovës për një zbarkim të shpejtë dhe efektiv të EULEX-it në gjithë territorin, siç është thënë edhe në deklaratën e 18 nëntorit", ka shtuar McCormack.

"U bëjmë thirrje të gjithë faktorëve relevantë që të veprojnë me përgjegjësi dhe pa zvarritje, për t'i mundësuar EULEX-it që të marrë rolin e duhur në Kosovë, gjë që do të ndihmojë të sigurohet një e ardhme e sigurt në Kosovë, për të gjithë qytetarët dhe grupet etnike", thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Sean McCormack.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG