Ndërlidhjet

Bruksel: BE-ja mirëpriti mbështetjen e OKB-së për EULEX-in


Bashkimi Evropian ka mirëpritur mbështetjen unanime të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për planin për vendosjen e misionit EULEX në Kosovë.

"Ne mirëpresim rezultatet e debatit në Këshillin e Sigurimit", tha një zëdhënëse e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana.

"Kjo na lejon që të përgatitemi për aftësinë fillestare operacionale të EULEX-it", tha ajo duke shtuar se "jemi të gatshëm që të fillojmë të punojmë në fillim të muajit Dhjetor".
XS
SM
MD
LG