Ndërlidhjet

Bagdad: Parlamenti miratoi Marrëveshjen me SHBA-të


Parlamenti i Irakut sot e ka miratuar Marrëveshjen për siguri me Shtetet e Bashkuara, që trupave amerikane u lejon që në këtë vend të mbesin edhe tri vite.

Kryetari i Parlamentit, Mahmoud al-Mashhadani, tha se "shumica dërmuese" e ligjëvënësve, që morën pjesë në këtë mbledhje të Parlamentit, 220 prej 275, votuan në favor të kësaj marrëveshjeje.

Sipas marrëveshjes, forcat e Shteteve të Bashkuara do të tërhiqen nga qytetet e Irakut deri më 30 Qershor, ndërsa nga i gjithë Iraku deri më 1 Janar të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG