Ndërlidhjet

Rice: Hapja e Zyrës në Iran i mbetet administratës së ardhshme


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, ka thënë se vendimi për hapjen e Zyrës diplomatike në Iran do t'i mbetet administratës së ardhshme të presidentit të zgjedhur, Barack Obama.

Ajo tha se ishte marrë një vendim "në parim" nga presidenti George Bush për hapjen e Zyrës diplomatike në Iran, por, koha nuk ishte e përshtatshme për shkak se u bë "në mesin e konfliktit Rusi – Gjeorgji" në Gusht të këtij viti.

Shtetet e Bashkuara i kanë ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin gjatë krizës së pengjeve në vitet 1979-1981, kur studentët militantë irakianë për 444 ditë i mbajtën peng 52 amerikanë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG