Ndërlidhjet

Berlin: BND konfirmoi se të arrestuarit në Kosovë janë agjentë


Shërbimi sekret gjerman BND ka konfirmuar sot se të tre personat e arrestuar në Kosovë janë agjentë të tij, ndërsa zyrtarë parlamentarë në Berlin kanë kërkuar lirimin e tyre.

Siç raporton agjencia DPA, shefi i BND-së, Ernst Uhrlau, ka dëshmuar me dyer të mbyllura, në Komitetin mbikëqyrës parlamentar për shërbimet sekrete në Berlin.

Thomas Opperman, kryesues i këtij Komiteti, tha se "nuk ka dëshmi se të tre gjermanët ishin të involvuar në sulm".

Më herët gjatë ditës, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, njoftoi se ky rast do tu kaloj gjyqtarëve ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG