Ndërlidhjet

logo-print

Bush përshëndet miratimin e marrëveshjes me Irakun


Presidenti amerikan, George Bush, ka përshëndetur miratimin në Parlamentin e Irakut, të Marrëveshjes, sipas së cilës, trupat amerikane në Irak duhet të tërhiqen aty kah fundi i vitit 2011.

Në një deklaratë me shkrim, të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Bush tha se miratimi i djeshëm "afirmon rritjen e demokracisë në Irak dhe aftësinë në rritje për ta siguruar vetveten".

Presidenti Bush vlerësoi se marrëveshja paraqet "bazë për marrëdhënie të dyanshme afatgjata", ndërmjet Irakut dhe Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG