Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Prokuroria paraqiti akuzë kundër Bashës


Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë ka njoftuar dje se ka paraqitur akuzë kundër ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, pas një hetimi lidhur me korrupsion në kontratën për ndërtimin e një autostrade, derisa ai ishte ministër i Transportit në vitin 2006.

Zëdhënësja Holta Zhiti ka refuzuar të thotë se çka saktësisht përmban akuza.

Ajo ka thënë se akuza i është dërguar ministrit Basha me postë elektronike.

Zoti Basha i ka hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG