Ndërlidhjet

Al-Zawahiri: Dështim i SHBA-ve në Afganistan dhe Pakistan


Lideri i lartë në rrjetin terrorist Al-Qaeda, Ayman Al-Zawahiri, tha se përpjekjet e Afganistanit për të zhvilluar negociata me Talibanët, tregojnë dobësi.

Më tutje, në videon e transmetuar në internet, Al-Zawahiri tha se Shtetet e Bashkuara "janë të gjykuara për të dështuar në Afganistan dhe në rajonet fisnore në Pakistan".

Lidhur me Irakun, ai tha se të arriturat e Shteteve të Bashkuara janë të përkohshme, duke theksuar se administrata shumicë shiite e Irakut nuk do t'i pranojë militantët sunitë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG