Ndërlidhjet

logo-print

Piratët rrëmbyen tankerin me materie kimike


Piratët e Somalisë kanë rrëmbyer një tanker me materie kimike dhe dhjetra anëtarë të ekuipazhit në bord.

Tre rojat britanike kanë shpëtuar pasi më herët ishin hedhur në det, ndërsa në anije kanë mbetur 25 shtetas të Indisë dhe dy të Bangladeshit.

Nuk ka detaje për mënyrën se si është sulmuar anija apo si është gjendja e ekuipazhit.

Kjo është anija e 97-të e sulmuar këtë vit në Somali, ku kryengritja e islamistëve dhe mosefikasiteti i qeverisë kanë ndihmuar që të rriten sulmet e piratëve në Gjirin e Adenit.
XS
SM
MD
LG