Ndërlidhjet

Berlini kërkon lirimin e tre gjermanëve


Gjermania i ka bërë thirrje Kosovës që "menjëherë" t'i lirojë tre gjermanët e ndaluar nën dyshimin se janë të ndërlidhur me sulmin në ndërtesën e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë.

"Qeveria gjermane bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre shtetasve gjermanë", tha zëdhënësi i qeverisë, Thomas Steg, duke ripërsëritur se tre të ndaluarit "nuk janë të implikuar në sulm terrorist".

Tre shtetasit gjermanë u arrestuan më 19 nëntor nën dyshimin se kanë hedhur bombën në selinë e zyrës që udhëhiqet nga i dërguari i posaçëm i BE, Pieter Feith.
XS
SM
MD
LG