Ndërlidhjet

Indi: Vazhdojnë përpjekjet për t'i dhënë fund krizës


Komandot e Indisë i kanë vazhduar operacionet për t'i dhënë fund krizës me terroristët në Mumbai.

Bilanci i të vdekurve në kryeqendrën e tregtisë dhe argëtimit në Indi aktualisht është më shumë se 140.

Në mesin e të vdekurve ka edhe të huaj, si amerikanë, australianë, japonezë, një italian, një britanik dhe një gjerman.

Sot policia liroi rreth 100 njerëz nga hoteli Oberoi Trident, ndërsa komandot ende po i kërkojnë pengjet dhe militantët në hotelin tjetër, Taj Mahal.
Identiteti i sulmuesve ende nuk është përcaktuar, por zyrtarët dyshojnë tek militantët Islamistë.

Kryeministri Manmohan Singh tha se militantët kanë ardhur nga jashtë Indisë, frazë që zakonisht përdoret nga zyrtarët indianë për t'iu referuar ekstremistëve nga Pakistani fqinj.

Qeveria e Pakistanit është në mesin e qeverive të cilat i kanë dënuar sulmet.
XS
SM
MD
LG