Ndërlidhjet

Milliband: Vendosja e EULEX është hap i rëndësishëm


Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Milliband ka vlerësuar se vendosja e misionit EULEX në tërë territorin e Kosovës është hap shumë i rëndësishëm.

"Misioni EULEX po vendoset dhe është i gatshëm të zbatojë mandatin e tij në tërë vendin. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara për vendosjen e sundimit unik të ligjit për të gjithë banorët e Kosovës, dhe njëkohësisht për afrimin e saj në rrugën drejt Bashkimit Evropian", thuhet në deklaratën e Milliband, të cilën e bëri publike ambasada britanike në Prishtinë.

Po sot, vendet anëtare të BE-së e përshëndetën "mbështetjen unanime" të Këshillit të Sigurimit të për vendosjen e EULEX-it në Kosovë dhe rikonfigurimin e UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG