Ndërlidhjet

Tadiq: Duhet ndryshuar Marrëveshja e Kumanovës


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka vlerësuar se ka ardhur koha për ndryshimin e Marrëveshjes së Kumanovës për tërheqjen e forcave jugosllave dhe policisë serbe nga Kosova, dhe ka kundërshtuar formimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

"Nuk ka asnjë arsye që në këtë kohë, kur Serbia po tregon se është faktor i stabilitetit në rajon, të mos ndryshohet Marrëveshja e Kumanovës", ka thënë Tadiq në një intervistë për gazetën "Politika".

Ai ka thënë se Serbia nuk është faktor i destabilitetit, dhe se ushtarët dhe oficerët e saj nuk kanë hapur zjarr ndaj askujt.

"Të tjerët kanë hapur zjarr ndaj qytetarëve të kombësisë serbe, ndaj oficerëve serbë dhe ndaj ushtarëve serbë. Prandaj objektivisht, ne tash duhet ta ndryshojmë Marrëveshjen e Kumanovës, dhe unë si president i Serbisë qëndroj pas këtij propozimi", ka vlerësuar Tadiq.
XS
SM
MD
LG