Ndërlidhjet

Lirohen nga paraburgimi tre shtetasit gjermanë



Gjykatësit ndërkombëtarë të administratës së Kombeve të Bashkuara kanë vendosur t’i lirojnë nga paraburgimi tre shtetasit gjermanë, agjentë të shërbimit gjerman BND, të arrestuar më 19 nëntor si të dyshuar për sulmin me mjet shpërthyes në ndërtesën e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar edhe një nga avokatët mbrojtës të të dyshuarve, Fehmije Gashi Bytyçi.

Vendimi u miratua në orët e mbrëmjes, pas kërkesës së panelit gjyqësor të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës që për shkak të peshës së këtij rasti, me të të meren gjykatësit ndërkombëtarë.

XS
SM
MD
LG