Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Fillon tragjikisht sezoni i uljeve


Sezoni tradicional i blerjeve, para Krishtlindjeve, ka filluar tragjikisht në Shtetet e Bashkuara. Tre persona kanë humbur jetën në incidente të ndara.

Në Nju Jork një punonjës i rrjetit Wal –Mart ka humbur jetën, pasi është ngulfatur për vdekje, kur blerësit e paduruar kanë hyrë me nxitim duke thyer edhe dyert me tu hapur dyqani. Në Kaliforni dy persona kanë humbur jetën në një shitore lodrash.

Incidentet kanë ndodhur në atë që njihet si "e premtja e zezë", apo e premtja menjëherë pas Ditës së Falenderimeve ku shitoret rihapen me ulje të ndjeshme të çmimeve.
XS
SM
MD
LG